Strati

Shop

Rreth nesh

Rreth Nesh

Strati Company Shpk

E lançuar në vitin 2002 në tregun shqiptar sot, është një lider i vërtetë dhe plot reputacion. STRATI COMPANY SHPK: Import të lule natyrale dhe bimë dekorative dhe të gjithë aksesorëve që mund të ketë nevojë një dyqan lulesh apo organizimi i një eventi. Importin kompania e realizon kryesisht nga Hollanda dhe Ekuadori. Megjithatë, bashkëpunimi me mjaft kompani lulesh dhe bimësh dekorative brenda/jashtë vendit mbetet gjithnjë i hapur. STRATI COMPANY SHPK: Klientët tanë janë të gjithë klientë të shumicës. Kompani e ndërmarrje publike e private. Rezultatet janë mbreslënëse dhe të prekshme. STRATI COMPANY SHPK: Jemi në treg për të plotësuar të gjitha kërkesat e klientit. Në sasi, cilësi dhe çmimin më konkurrues. Skuadra jonë prej më shumë se 15 personash është gjithmonë e gatshme të ofrojë ndihmën dhe asistencën e duhur për klientelën. Për të shërbyer tek çdo lloj biznesi lulesh të cilin ne e furnizojmë apo për të qenë pjesë e suksesit të eventeve unike. STRATI COMPANY SHPK: Në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovë, gjithashtu. Produktet tona udhëheqin në treg duke u afishuar dhe identifikuar menjëherë nga klientela. Bashkëpunimi me partnerët dhe suksesi i përbashkët mbetet tjetër prioritet i kompanisë dhe stafit drejtues të saj. STRATI COMPANY SHPK: Profesionalizën, korrektesë, vizion zhvillimor dhe një pikë e fortë referimi për klientin. Ju mirëpresim!

LULE NATYRALE

Lulet e prera vijnë në Strati Company nga kultivues të ndryshëm Europianë dhe Amerika Latine. Furnizuesit tonë nga Hollanda, Italia, Turqia, Greqia na sigurojnë nje gamë lulesh të prera dhe gjethe jeshile me cilësi dhe cmime konkuruese në treg. Me nje zinxhir të furnizimit shumë të besueshem si ky, ne ofrojmë zgjidhje më të madhe dhe një cilësi përtej pritshmërive. Freskia gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit tonë, të gjitha lulet ruhen në mjedis të kontrolluar për të siguruar freskinë dhe cilësinë e produktit.

BIMË DEKORATIVE

Në magazinen tonë do të gjeni bimë të mbjella të të gjitha llojeve, për ambjente të brëndshme dhe të jashtme. Të gjitha këto bimë janë kultivim Hollandez. Sipas kërkesave të klienteve do të gjeni gjithcka rreth bimëve. Ne transportojmë gjithcka me kujdes! Bimët shpërndahen dhe ruhen me kujdes në ambiente me temperaturën e duhur për të ruajtur freskinë, cilësinë dhe jetëgjatësinë. Ne ju ofrojmë vlerën më të mirë, me cmimin më të mirë!

AKSESORË

Ne i kemi të gjitha! Produkte të llojeve të ndryshme duke përfshirë, shporta, fjongo, ambalazh për paketim, rrjeta, tyle, vazo qelqi, qeramikë, pocelani, oasis sfungjer për kompozime të ndryshme, etj. Për të qënë sa më afër klientëve tonë ne ndjekim tendencat dhe risitë e fundit dhe jemi vazhdimisht duke shtuar produkte të reja për gamën tonë. Është e pamundur të ekspzojmë të gjitha produktet në internet pasi ato vazhdojnë të shtohen, por për një përvoje më të plotë ju lutemi të na kontaktoni drejtëpërdrejtë dhe të vizitoni nga afër magazinën tonë.